Goldstein: Strategjia e BB për Kosovën, kthimi i rritjes ekonomike

20.04.2015 08:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Goldstein: Strategjia e BB për Kosovën, kthimi i rritjes ekonomike

Strategjia e Bankës Botërore në Kosovë është që të fokusohet tek kthimi i rritjes ekonomike, dhe nga kjo rritje të përfitojnë të gjithë, përfshirë të varfërit”, thotë Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein.

Në një intervistë pët studion e Zërit të Amerikës, zonja Goldstein flet për disa nga sfidat me të cilat përballet Kosova, si papunësia e madhe në radhët e të rinjve, tërheqja e investitorëve të huaj dhe procesi i privatizimeve.

“Krijimi i vendeve të punës ka qenë përparësia jonë kryesore në Kosovë. Banka Botërore e ka mbështetur Kosovën me një strategji dy-pjesëshe. Pjesa e parë synon të përshpejtojë rritjen e sektorit privat dhe pjesa e dytë lidhet me trajtimin e sfidave të mjedisit dhe me menaxhimin e burimeve natyrore me të cilat ndeshet Kosova, që në fund të fundit minojnë rritjen ekonomike të vendit.”

“Kur flasim për shpejtimin e rritjes ekonmike, ne jemi fokusuar në zgjidhjen e problemeve të energjisë me të cilat përballet Kosova; me qëllim që të rritet dhe të gjenerojë vende pune, Kosova duhet të ketë një sistem energjetik që të funksionojë gjithmonë.”

“Aktualisht vendi ka një termocentral të vjetëruar, prandaj duhet të ketë një furnizues gjithëpërfshirës me energji. Kjo do të realizohet përmes një termocentrali të ri, përmes zhvillimit të formave alternative të energjisë, marrjes së energjisë nga fqinjët dhe së fundi, duke u përpjekur për përdorimin me efiçencë të energjisë”, ka thënë Goldstein.

Nevoja për ndërtimin e një termocetrali të ri në Kosovë sipas saj është shumë e madhe.

“Ndërsa përpiqemi për një strategji të re gjithëpërfshirëse për energjinë në Kosovë, duhen patur parasysh format e ndryshme të energjisë dhe shfrytëzimi i tyre siç duhet; ne themi me një hamendje optimiste, se në 20-25 vjet Kosova do të duhet të bazohet tek një termocentral i ri, i cili të shfrytëzojë burimet e bollshme të linjitit që ka vendi”, theksoi ajo./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni