Ndërkohë që fama e saj si këngëtare sa vjen e rritet, Charli XCX ka vendosur të tregojë stilin e saj të veçantë në një set fotografik.
22-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Charlotte Emma Aitchiso, dukej sensacionale në numrin e fundit të revistës “Maxim Magazine”.
Në intervistën e dhënë, këngëtarja ka folur për frymëzimin e saj në stilin e veshjes.
“Më pëlqen të dukem bukur sikur po kaloj një kohë të mrekullueshme”, shpjegon ajo. “Nuk ka gjë më të bukur se një zinxhir në mes dhe një palë pantallona me lëkurë gjarpri. Babai im gjithmonë më ka frymëzuar të vishem çuditshëm”.
Ndërsa për sa i përket dëshirës së saj për sukses, ajo ka thënë: Unë kam një mendje biznesi, dëshiroj të kem një trashëgimi kulturore.
/ Top Channel