![Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.](https://infosot.com/wp-content/uploads/2024/06/Kandidati-i-PDK-se-per-kryeminister-Bedri-Hamza-me-ambasadorin-e-ShBA-se-ne-Kosove-Jeffrey-Hovenier-850x566-compressed-650x400.jpg)
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hamza tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së.
“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, shkroi Hamza.
PDK-ja është partia e vetme opozitare deri më tani që tash e disa kohë e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër.