Juristi Ehat Miftaraj, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se ka fituar një bindje që VV po harton me qëllim keq ligjet që e luftojnë korrupsionin.
Sipas tij VV po frikësohet për vete se mos po iu konfiskohet pasuria e paligjshme.
“E kam fituar nje bindje se LVV po i harton me qellim keq ligjet qe e luftojne korrupsionin se po tuten per vete se mos iu konfiskohet pasuria e paligjshme. Ose nuk e hartojne Strategjine kunder Korrupsion se mos po zbatohet e njejta ne praktike e po ua prish pazaret.”
Ai tha se mund të jetë edhe fakti se janë “të padijshëm shumë me ditë me hartu ligje apo politika ne baze te Kushtetutes dhe ligjit”.
“Pese vite ne pushtet, pese vite regres per popullin, mireqenie dhe bollek per njerezit e LVV dhe klienteles se saj.”