Edhe pse ka një kohë të gjatë që i është larguar ekranit, Arbana Osmani nuk mund të jetë asnjëherë jashtë vëmendjes së mediave.
Disa ditë më pare, ajo është rishfaqur në profilin e saj në Instagram, duke publikuar disa foto pas lindjes dhe duke i përshëndetur të gjithë miqtë virtualë. Por tani që kaluar vetëm një muaj pas lindjes së djalit, kurioziteti i të gjithëve ka filluar të ndihet edhe për fotot e të birit.
Kështu, disa profile të rreme të hapura së fundi në emër të Arbanës kanë postuar disa foto, të cilat janë konsideruar si të Jonit, djalit të saj. Fotot e bebes janë postuar me diçitura të ndryshme, të cilat janë shoqëruar me mijëra pëlqime dhe komente, duke menduar se personi që i publikonte ishte vetë moderatorja: “Joni, kur doli nga spitali, shpirti i mait”, “Joni, dashuria ime” apo “Kjo foto është bërë kur Joni mbushi 1 muaj”, etj. Vetë Arbana, në një prononcim për suplementin e kësaj fundjave “Panorama Plus”, ka deklaruar se të gjitha këto foto dhe profile të hapura në emër të saj janë false: “Nuk janë foto të miat ato të postuara deri tani. Nuk e di nëse janë të sëmurë personat që bëjnë gjëra të tilla. Një kompani po merret me mbylljen e këtyre profileve dhe deri tani janë mbyllur 100 adresa të rreme me emrin tim”,- është shprehur Arbana. Më tej, moderatorja ka deklaruar se nuk ka ndërmend të publikojë foto nga i biri./Kosovarja/