MASHT: Nesër do të vazhdojë procesi i rregullt mësimor

19.04.2015 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MASHT: Nesër do të vazhdojë procesi i rregullt mësimor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se nesër, e hënë, 20 prill 2015, do të vazhdojë procesi i rregullt mësimor sipas kalendarit shkollor, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Ftojmë të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit, që në bashkëpunim me drejtorët e shkollave të Kosovës, me mësimdhënësit dhe prindërit, të kujdesen për vijimin e rregull të mësimit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, rikujton për të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, që kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në mbajtjen e Testit të Arritshmërisë, si dhe Provimit Shtetëror të Maturës, rezultatet e të cilave janë shumë të rëndësishme për vazhdimin e shkollimit të lartë, prandaj, interesi i nxënësve është vijimi i rregullt i mësimit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, javën e kaluar ka marrë vendim për fillimin e pagesës prej 0.5% për përvojën e punës së punëtorëve të arsimit dhe me këtë rast falënderojmë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në të kaluarën ka ngritur pagat e mësimdhënësve dhe ka punuar shumë në përmirësimin e pozitës materiale të mësimdhënëseve. Duke vlerësuar lartë kontributin dhe punën e çmueshme të mësimdhënësve tanë, do të vazhdojmë përpjekjet për avancimin e pozitës së mësimdhënësve, krahas ngritjes së cilësisë dhe rezultateve të mira në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, njofton Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


LVV e LDK dakordohen për emrin e Bekim Sejdiut për president

LVV e LDK dakordohen për emrin e Bekim Sejdiut për president

Gjini: Nesër protestojmë për komunat, kompetencat dhe të drejtat e qytetarëve

Gjini: Nesër protestojmë për komunat, kompetencat dhe të drejtat e qytetarëve

27 vjet pas luftës, fati i 1.579 personave të zhdukur ende i pazbardhur, bëhet thirrje për më shumë përgjegjësi

27 vjet pas luftës, fati i 1.579 personave të zhdukur ende i pazbardhur, bëhet thirrje për më shumë përgjegjësi

Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin

Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin

Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?

Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?

Çështja e presidentit, Durmishi: Shpresojmë që sa më shpejt të arrihet marrëveshja

Çështja e presidentit, Durmishi: Shpresojmë që sa më shpejt të arrihet marrëveshja

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së Presidentes

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së Presidentes

Qeveria kërkon forcimin e bashkëpunimit me komunat për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve

Qeveria kërkon forcimin e bashkëpunimit me komunat për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve

Arritën marrëveshje për pranim fajësie, veçohet procedura për dy të akuzuar për barrikadat në veri

Arritën marrëveshje për pranim fajësie, veçohet procedura për dy të akuzuar për barrikadat në veri

Kërcënoi dy persona përmes telefonit, prishtinasi ndalohet për 48 orë

Kërcënoi dy persona përmes telefonit, prishtinasi ndalohet për 48 orë

SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë

SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë

Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën

Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën

Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Haxhiu: Uroj të përmbyllet sa më parë

Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Haxhiu: Uroj të përmbyllet sa më parë

Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit

Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

“Akuza për rrogë si sekretar, futja në duart e kacës së OVL’së”, Hysni Gucati paditet nga zv/ministri i Kurtit!

“Akuza për rrogë si sekretar, futja në duart e kacës së OVL’së”, Hysni Gucati paditet nga zv/ministri i Kurtit!