Hakerat publikojnë të dhëna për aktorë e këngëtarë, objektiv edhe Rita Ora

E publikuar: 19/04/2015 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sulm i fundit në e-mailet e kompanisë Sony ka vënë në siklet të madh shumë yje të botës së showbizit.

Informacionet në lidhje me audicionet e One Direction, Adele, Rita Ora e Simon Cowell janë publikuar në internet. Gjithashtu janë publikuar detaje në lidhje me aktorët si Benedict Cumberbatch, Tom Hardy dhe Sacha Baron Cohen.

Të dhënat e publikuara kanë zbuluar edhe biseda mes të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe producentëve të Hollywoodit. WikiLeaks e ka bërë edhe më të lehtë qasjen në këtë databazë, pasi informacionet të cilat konsiderohen të rëndësishme gjenden duke bërë kërkim me emrin e një muzikanti apo aktori.

Kompania Sony e ka quajtur sulmin si “veprim keqdashës kriminal”. Një zëdhënës i kompanisë tha se ngjarja është një “vazhdim i luftës për siguri dhe privatësi të kompanisë dhe të 6 mijë punëtorëve të saj”.

Një grup i quajtur “Guardians Of Peace” kanë marrë përgjegjësinë e sulmit. FBI ka thënë se grupi është lokalizuar në Korenë e Veriut. Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka thënë se e-mailet janë pjesë e një “konflikti gjeo-politik”.