Hasani: E arritura më e madhe pranimi i Rambujesë, po të mos e pranonim do të kishte vazhduar lufta

E publikuar: 13/06/2024 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Enver Hasani, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas tij, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e arritura më e madhe është pranimi i Rambujesë.

“Nëse e shikojmë në retrospektivë, pika e kthimit ka qenë pranimi i marrëveshjes”, tha Hasani.

“Pa pranim të Rambujesë nuk ka bombardime të Serbisë – afërsisht kështu diçka na është thënë”, tha Hasani.

Hasani, ka folur edhe për atë se çfarë do të ndodhte po të mos pranohej Rambujeja.

“Do të kishte vazhduar lufta, tragjedia. Dhe kjo do të kishte qenë fitore e madhe për Millosheviqin”, u shpreh Hasani në Atv.