Kurti në krye të Paradës së Krenarisë, Vuçiqi në tubimin nacionalist serb, Surroi: Metafora e dy shoqërive

E publikuar: 09/06/2024 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti Veton Surroi, tha se 8 qershori është simbolizuar si metaforë e dy shoqërive, e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në krye të Paradës së Krenarisë dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në tubimin nacionalist serb.

Surroi në platformën X kashpërndarë fotografitë e dy krerëve politikë të dy vendeve, Kurti e Vuçiq, të cilët morën pjesë dje në ngjarje të ndryshme.

“8 Qershori si metaforë e dy shoqërive: Prishtina duke festuar diversitetin me kryeministrin Kurti në krye të Paradës së Krenarisë Beogradi duke festuar uniformitetin me presidentin, Vuçiç që drejton First SveSrpski Sabor”, shkroi Vuçiq.

Dje në Beograd u mbajt Kuvendi i Parë panserb me emrin “Një komb, një kuvend – Serbia dhe Srpska”. Ndërsa në Kosovë, kryeministri Albin Kurti i ka prirë marshit të Paradës së Krenarisë.