Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (FB)
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesë e saj është vetëm respektimi i Kushtetutës së Kosovës dhe të njëjtën ka thënë se e ka mbajtur edhe sa ka qenë deputete.
Pas takimit me kryetarët e komunave, e para e shtetit, ka deklaruar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
Presidentja kërkon vetëm të respektohet Kushtetuta e funksionaliteti dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket dokumentit të vitit 2015, këto janë parime bazë që kam kërkuar të respektohen. Atë qëndrim qe e kam pasur si deputet te njëjtin e mbaj edhe sot”, tha Osmani./EO