Deputeti, Haki Abazi e ka publikuar një kontratë ku sipas tij në 2021 është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë “RAD” në veri në vlerë 574 mijë euro.
Ai thotë se kjo kompani është kompani që ka lidhje me Milan Radoiçiqin në veri të Kosovës duke thënë se me këtë “vërtetohet bashkëpunimi i qeverisë me Radojciqin”.
2Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojćicit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojcic”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Sipas dokumentit, Kompania “RAD” D.O.O dhe kompania tjetër P.T.P. “RAD” janë në pronësi të Radulle Steviq i cili është mik i Milan Radojçiqit.
Steviq është një ndër personat që është futur në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Dokumenti i publikuar nga deputeti Abazi: