Kryetarët e Komunave takohen nesër me Presidenten Osmani

E publikuar: 04/06/2024 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (FB)

Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës e ku do të merr pjesë edhe Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Në këtë takim, një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e Komunave do ta mbaj Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.

Ndërsa ndër temat që do të diskutojnë Kryetarët e Komunave me Presidenten Osmani janë:

  • Roli i Komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore
  • Roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë
  • Bashkëpunimi mes Presidencës dhe Komunave në realizimin e projekteve
  • Sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.

Ky takim vjen pas takimit të Presidentes Osmani me Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me theks në avancimin e bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe atij qendror.

Takimi mbahet nesër me 5 Qershor 2024 në Hotel Emerald, me fillim në ora 13:00.