Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “ecja përpara e Kosovës do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike”.
Kështu ka thënë Haradinaj në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit.
“Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj. Në Has ne gjetëm strehë e votër, por gjetëm edhe shumë bashkëluftëtarë të zotë. Në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit, i përgëzova për ‘Portën e Lirisë’, ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada”, ka thënë Haradinaj.