Ajo gjithnjë e ka treguar hapur dashurinë ndaj partnerit, por kësaj here Ledina Çelo dhe Naimi, duket se kanë bërë publik një moment vërtetë intim.
Në dhomën e hotelit në Dubai ku momentalisht po kalojnë disa ditë feste me rastin e 4-vjetorit të djalit të tyre Erlis, këngëtarja dhe ish-sportisti janë pikasur në një moment delikat nga vogëlushi, i cili ka fiksuar mamin me babin duke shkëmbyer puthje.