Aleancat e Panatyrshme dhe Shifrat e Pamjaftueshme

18.04.2015 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aleancat e Panatyrshme dhe Shifrat e Pamjaftueshme

Imagjinojeni Ramush Haradinajn në postin e adhurueshëm të kryeministrit, “kapjen” e një ministrie të fuqishme nga Fatmir Limaj dhe Lëvizjen “Vetëvendosje” duke u ankuar se të mbeturit e pushtetit të kaluar në shërbimin civil nuk po e lënë që të ketë sukses në qeverisje. Kjo do të mund ta nxirrte në rrugë Hashim Thaçin me partnerët e tij të vegjël si Partia e Drejtësisë dhe AKR-ja e Behgjet Pacollit i cili do të ankohej se qeveritë e pasluftës i kanë trembur investitorët, ndonëse biznesi i tij në qendër të Prishtinës po lulëzon.

Opozita ka lëvizur mençurisht drejt formulimit të kërkesave ndaj pushtetit. Duke lënë anash thirrjet për rrëzim të tërësishëm të pushtetarëve aktualë, tashmë kërkesat po drejtohen në emra të përveçëm.

Opozita shënoi një sukses të madh në protestat e 24 dhe 27 janarit kur rrëzoi ministrin serb Aleksandar Jabllanoviq.

Por, a do të mund të korrë sukses aleanca e re opozitare për kërkesat e saj për ta rrëzuar Hajredin Kuçin, ministrin e fuqishëm të PDK-së që e udhëheq Ministrinë e Drejtësisë, Enver Hasanin që udhëheq Kushtetuesen, menaxhmentin gjithashtu të fuqishëm të RTK-së dhe të ndikojë që kompania turke KEDS të jetë më miqësore me qytetarët e Kosovës?

Suksesi do të jetë më i zorshëm.

Vështirë ngadhnjehet në një kërkesë që në thelb prek torten e pushtetit të PDK-së, e cila tashmë ironikisht llogarit se është sakrifikuar mjaft kur e gjendur në prag të rënies nga pushteti i dha mjaft partnerit të saj LDK-së në ndarjen e hises qeveritare.

Bashkimi i tyre ishte i panatyrshëm. Pakkush kishte besuar se Isa Mustafa që luftoi deklarativisht ShIK-un gjatë fushatës zgjedhore, do të përpiqej të mbijetojë në politikë duke kërkuar ndihmën e Hashim Thaçit, politikanit më të fuqishëm në vend, rrëzimin e të cilit e kërkojnë të gjithë deklarativisht, madje edhe eksponentë të partisë me të cilën po bashkëqeveris tash e sa muaj (LDK).

Por aq sa është jo i natyrshëm bashkimi i tyre, po aq është edhe bashkimi i treshes opozitare- “Vetëvendosje”, AAK, Nisma që po e kërkon largimin e binomit politik PDK- LDK edhe nëpërmjet rrugës.

Jakup Krasniqi tash po e mbështetë opozitën dhe doli në protestën e udhëhequr nga “Vetëvendosje”.

Kur ai ishte pjesë e PDK-së dhe drejtonte parlamentin, kishte mbrojtur mikrofonin me tërë forcën e tij fizike.

Dhe nga kush e mbronte? Pikërisht nga Albin Kurti.

Jo vetëm me Krasniqin, por Kurti kishte raporte armiqësore deri në skajshmëri me dy përkrahësit e tij të tashëm, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn.

AAK-në e kishte quajtur “parti e haraçit”, ndërsa për Limajn kishte shprehur habi se si në Kosovë ngritja e aktakuzës nuk e dëmton politikanin, por ndodh që ai të formojë parti të tij politike.

Dhe grupimi i tyre në një aleancë të bashkuar kundër së keqes apo siç e quajnë “çkapjes së shtetit” nga PDK-ja e sateliti i saj LDK-ja, vështirë se mund të rezultojë në suksese opozitare.

Kjo për faktin se grupimi i tyre ngre shumë pyetje.

A e ka më lehtë PDK-ja që duke u thirrur në të kaluarën e anëtarëve të grupimit opozitar të rezistojë dhe të mos plotësojë asnjë kërkesë të tyre?

Dhe a po ndikon në zvogëlimin e numrit të protestuesve një grupim i tillë i panatyrshëm?

Krahasuar me protestën e fundit të mbajtur më 27 janar të këtij viti, numri i protestuesve sot ishte shumë më i vogël. “Vetëvendosje” raportonte atëherë për rreth 30 mijë pjesëmarrës, ndërsa sot raportoi për 20 mijë protestues. Ndërsa Policia atëherë raportonte për rreth 7 mijë pjesëmarrës ndërsa sot raportoi për vetëm 2 mijë e 500 veta, transmeton gazetajnk.

Edhe nëse numri real nxirret nga mesatarja e shifrave të raportuara nga të dy palët, nuk do t’i përgjigjej kauzës së opozitës, e cila në mungesë të numrave në Kuvend, po kërkon numra në shesh.

E mira e protestës së sotshme është që nuk pati dhunë dhe të lënduar nga asnjëra palë, policia apo protestuesit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes