Për të gjithë kuriozët, se në ç’moshë e kanë bërë për herë të parë, rrëfehen Angelina Jolie, Kim Kardashian, Jessica Simpson, Adriana Lima, Johnny Depp, Brooke Shields dhe të tjerë të famshëm.
Shumë yje të televizionit kanë folur disa nga historitë më të ëmbla dhe të çuditshme të emrave të famshëm të Hollywoodit. Ja disa prej tyre:
Angelina Jolie: 13 vjeç. “Ndjenjat atëherë nuk më ishin shumë të rëndësishme”, tha aktorja dhe shtoi se pas seksit të parë e mori thikën dhe ia preu lëkurën e partnerit të saj “që t’i dukej më e afërt”.
Kim Kardashian: 14 vjeç, virgjërinë e ka humbur qysh në moshën 14-vjeçare me një njeri që nuk i dihet emri, por ajo e ka pranuar këtë gjë në show tek Oprah Winfrey.
Khloe Kardashian: 14 vjeç. Pasi e humbi virgjërinë e saj me një mashkull më të madh në moshë, Khloe thotë se ndjeu “neveri”. “Duhet të kisha dëgjuar prindërit”. “Nuk duhet të lejoni t’ju detyrojnë, nuk ia vlen, pasi ndihesh keq më pas”.
Celine Dion: 20 vjeç. Ajo është femra e vetëm një mashkulli dhe ai është burri i saj, Rene Angelil. Hera e parë e saj ka qenë natën finale të Eurovizionit, më 30 prill 1998 në Dublin.
Daniel Radcliffe: 16 vjeç. Ylli i filmit “Harry Potter” e festoi ditëlindjen e 16-të (mosha e rritur në Angli) me të dashurën, e cila ishte shumë më e madhe sesa ai.
Britney Spears: 14 vjeç. Shumë njerëz mendojnë se ajo e humbi virgjërinë me Justin Timberlake, por nëna e yllit, Lynn Spears tha se, vajza e saj e bëri për herë të parë me një futbollist, kur ishte në shkollë të mesme.
Matthew Morrison:21 vjeç. Megjithëse ai ishte anëtar i një grupi të krishterë në kolegj në New York, ylli i serisë “The Glee” e humbi virgjërinë përpara martese. Ai e cilësoi eksperiencën si “të këndshme” dhe “të pafajshme”.
Paris Hilton: 15 vjeç. Pasanikja Paris Hilton, për herë të parë kishte kryer marrëdhënie me Randy Spelling-un, vëllanë e yllit të serisë së njohur “Beverly Hills“ Tori Spelling.
Matthew Fox: 12 vjeç. Aktori i “The Lost” tha për revistën “Playboy” se hera e parë për të ka ndodhur me një 14-vjeçare. “Isha i tmerruar dhe ndihesha i pavolitshëm”, tha ai.
Adriana Lima: 27 vjeç. Mund të jetë fantazia e shumë meshkujve, por modelja e “Victoria’s Secret” priti deri në martesë!
Kevin Jonas: 22 vjeç. Vëllai i madh i “Jonas Brothers” e bëri për herë të parë natën e martesës me gruan e tij, Daniele. “Kaq ishte? Kështu mendova pasi e bëra”, rrëfen ai.
Brooke Shields: 22 vjeç. Aktorja e njohur, përvojën e parë seksuale e përjetoi në moshën 22-vjeçare. “Kur shikoj nga kjo perspektivë, më vjen keq që kam pritur kaq gjatë”.
Johnny Depp: 13 vjeç. Njëri nga meshkujt më të bukur në botë, pirati i famshëm nga Karaibet, përvojën e parë seksuale e ka pasur në automobil.
Jessica Simpson: 22 vjeç. Diva e popit priti derisa u martua me Nik Lashej.
Dustin Hoffman: 15 vjeç. E humbi virgjërinë në festën e Vitit të Ri me një grua më të madhe, që e ngatërroi me vëllain e tij në një dhomë të errët. /Telegraf