Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë më fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, kur personi i moshës rreth të 60-ve që po ngiste biçikletën, është goditur nga vetura e tipit ‘Volvo’.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes.
Vdekja e personit është konstatuar nga mjeku kujdestar.