Vucic kërcënon Hashim Thaçin: Do të arrestojmë nëse vjen në Serbi

18.04.2015 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vucic kërcënon Hashim Thaçin: Do të arrestojmë nëse vjen në Serbi

Më në fund është prononcuar edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic rreth vizitës së mundshme të Hashim Thaçit në Beograd. Ai ka thënë se Thaçi do të arrestohet nëse shkon atje pasi ka një fletarrestim për të.

Në këtë mënyrë Vucic duket se ka dhënë përgjigjen përfundimtare rreth vizitës së Hashim Thaçit në Beograd , pra Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk do të shkojë në Beograd.

Ai ka paralajmëruar Thaçin, se nëse viziton Beogradin do të arrestohet.

“Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti jonë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka intervenuar dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçi”, tha Vuçiq, raporton B92.

I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiq tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.

Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur intervenime nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizatë të rinjsh. Ndërkohë kryepolici serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se Thaçi do të arrestohet nëse vjen në Serbi,ndërsa homologu i Thaçit Ivica Daçiq e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë