Në të gjitha pronat e Ndërmarrjes Hidroekonomike ”Ibër-Lepenc” në liqenin e Ujmanit, janë vendosur tabelat me simbolet zyrtare shtetërore.
Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka.
”Një hap tutje. Në të gjitha hyrjet në pronat e NHE “Ibër-Lepenc” SH.A në liqenin e Ujmanit janë vendosur tabelat me simbolet zyrtare shtetërore.” – ka shkruar ndër të tjera ai.