Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se terroristi serb, Milan Radojçiq, ka hyrë tri herë në territorin e Kosovës, është larguar dhe nuk është arrestuar.
Gashi rastin e parë e përmend se Radojçiq ka hyrë dhe është larguar prej pikës kufitare, por që askush nuk është arrestuar. Edhe në rastin e dytë, sipas Gashit, Milan Radojçiqi ka hyrë në Leposaviq, ka dhënë mesazh dhe askush nuk e ka penguar atë e ai është lënë i lirë.
Gashi tek “Debat Plusi” ka thënë e rasti i tretë i hyrjes në Kosovë të Milan Radojçiqi ka ndodhur saktësisht në shtator të vitit 2023, kur edhe ndodhi sulmi në Banjska, ku rreshteri Afrim Bunjaku mbeti i vrarë.
“Milan Radojçiqi deri tani ka hyrë tri herë në territorin e Kosovës, ka bërë parada dhe është larguar dhe nuk është arrestuar. Në njërin rast është larguar prej pikës kufitare dhe askush nuk është arrestuar për lirimin e tij. Në rastin e dytë, Radojçiqi është futur në Leposaviç dhe kërkush nuk e ka penguar, ka dhënë mesazh dhe është arratisur prej Kosovës. Rasti i tretë, të paktën në atë që kemi parë në sulmin e Banjskës”, ka deklaruar Gashi.
Gashi ka ritheksuar se zyrtarët policorë të komunitetit serb janë lejuar të punojnë në institucionet e Kosovës, pavarësisht se strukturat e tyre më të larta kanë shkuar në Beograd dhe janë takuar me terroristin serb, Milan Radojçiq.
“Me datë 23.03.2022, strukturat më të larta të Policisë së Kosovës të veriut kanë shkuar në Beograd dhe janë takuar me Milan Radojçiq. Janë kthyer të njëjtit në strukturën komanduese të PK-së dhe ministri aktual nuk ka guxuar as të pezullojë e as me i shkarku. Këta njerëz janë larguar nga Policia e Kosovës vetëm në momentin kur kanë vendosur të japin dorëheqje. Qeveria Kurti me vullnetin e vet i ka lejuar shokët e Milan Radojçiqit me punu për disa muaj në PK dhe askush nuk ka dhënë llogari për këtë punë. Këta njerëz nuk janë shkarkuar, por kanë vendosur ta lëjnë Policinë e Kosovës. Njëra prej arsyejeve që Policitë e Kosovës nuk kanë vazhduar të jenë pjesë e PK-së është se qeveria Kurti i ka lejuar eprorët të cilët janë shokë të Milan Radojçiqit, derisa kanë vendosur ata të largohen”, shtoi ai.