Arrestohen dy shqiptarë në Greqi kapen me 210 kilogramë kokainë

E publikuar: 23/05/2024 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi.

Ata janë kapur me 210 kilogramë kokainë, raportojnë mediat shqiptare. Kjo sasi kishte destinacion Shqipërinë.

Të dyshuarit Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Muharremi nga Patosi rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri.

Personi i dytë i arrestuar është Stafaj, 36 vjeç nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës.

Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi.

Atij i janë sekuestruar 1 mijë e 800 euro.