Ka mbetur edhe një orë deri te fillimi i protestës së organizuar nga tri partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma.
Ndërkohë, në gjitha rrugët dhe sheshet kanë filluar përgatitjet e Policisë së Kosovës.
Policia ka hequr nga sheshi të gjitha mjetet e forta që eventualisht mund të përdorën nga protestuesit. Një numër i madh i policëve shihet pranë Gjykatës Kushtetuese dhe te dy ndërtesat e Qeverisë.
Ndërkohë, edhe organizatorët, tanimë kanë vendosur tribunën në sheshin Skenderbeu. Kurse, nga disa qytete veç ka filluar nisja me autobusë për në Prishtinë.