Turqia është goditur sot nga një tërmet.
Raportohet se fuqia e dridhjes ishte 4.2 shkallë të Rihterit. Epiqendra llogaritet të jetë 38 kilometra në verilindje të vendit të quajtur Çorum.
Sipas mediave turke, lëkundjet ishin goxha të forta dhe për pasojë ka patur panik tek qytetarët.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar , por vetëm dëme materiale.