Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës. 24-vjeçari Eduart Buqeza u plagos me armë zjarri nga djali i xhaxhait të tij, Ilir Buqeza 33 vjeç.
33-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e banesës së 24-vjeçarit pas një konflikti të çastit.
E gjitha është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës, gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi ka siguruar pamjet filmike.