Në tetorin e vitit të kaluar, Google njoftoi se do të mbështesë shfletuesin Chrome në pajisjet që operojnë me platformën Windows XP deri në prill të 2015-ës. Tani që prilli ka ardhur, kompania me bazë në Kaliforni, Mountain View, njoftoi se do ta vazhdojë mbështetjen për këtë shfletues në sistemin operativ Windows XP deri në fund të vitit 2015.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë përditësimet e zakonshme dhe veçoritë e sigurisë tek shfletuesi Chrome në XP deri në fund të 2015-ës,” shkroi shefi i inxhinierisë së Chrome-it, Mark Larson, në një postim në blogun e kompanisë. Ai inkurajoi gjithashtu përdoruesit të përditësojnë pajisjet e tyre tek një sistem operativ i sigurt.
Deri tani, as Mozilla as Opera nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur do të përfundojnë mbështetjet e shfletuesve të tyre ueb në platformën XP. Për ata që nuk e dinë, Microsoft përfundoi mbështetjen e përgjithshme të platformës Windows XP më 8 prill.