Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar Bashkimit Evropian duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është menduar asnjëherë si ombrellë për legalizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.
“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e saj sot – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen në lidhje me ASMM – është një paraqitje ç’orientuese e asaj që ASMM ishte menduar ndonjëherë të ishte. Së pari, nuk është një ombrellë për legalizimin e strukturave të krijuara në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme.” – ka shkruar Kryeziu në “X”.
Ai ka shtuar se takimet e fundit në Bruksel për “dinarin” kanë dështuar për shkak të qëndrimit të Serbisë, që sipas Kryeziut bie ndesh me propozimin e BE-së.
Kryeziu ka thënë se sundimi i ligjit nuk duhet të përceptohet si shkelje përshkallëzuese.
“Për më tepër, sundimi i ligjit nuk duhet të perceptohet si sjellje përshkallëzuese. Është ironike që BE-ja të reagojë kundër veprimeve që janë në përputhje me sundimin e ligjit, kur misioni më i madh civil i BE-së quhet Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).”
https://x.com/KryeziuPerparim/status/1792991125722058975?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1792991125722058975%7Ctwgr%5Ecda644b9cba7655013a6c44915acba1cfae7248c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fqeveria-i-reagon-bese-asociacioni-seshte-menduar-asnjehere-si-ombrelle-e-legalizimit-te-strukturave-ilegale%2F