Arrestohet një person për kanosje në Prshtinë, policia i gjen armë dhe drogë

E publikuar: 21/05/2024 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Prishtinë.

Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “posedim i narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”.

43-vjeçarit, P.M, iu gjetën armë dhe një sasi e substancave narkotike.

“Pasi është intervistuar nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.”