DASh për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e ShBA-ve për dialogun

E publikuar: 19/05/2024 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftimin e DASH-it thuhet se dyshja “diskutuan marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë, duke përfshirë angazhimin e përbashkët për forcimin e sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë multietnike të Kosovës”.

Në takim nënsekretarja nënvizoi mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Dialogut të lehtësuar nga BE, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë.

“Nënsekretarja ndau vëzhgimet e saj nga qëndrimi i saj në Kosovë, duke përfshirë ndërveprimin e saj me të rinjtë dinamikë dhe divers kosovarë, dhe bëri thirrje për rritje të koordinimit ndërmjet qeverive tona për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.” – përfundon njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit.