MPJ BE KOSOVA
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke filluar nga ora 09:00.
Siç njofton presidenca mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.