Mustafën e gëzon vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin

E publikuar: 17/04/2015 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i ekzekutivit është shprehur i gëzuar me konstatimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, për rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ai thotë se procedurat e zgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit nuk ka pasur lëshime.

“Konstatimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese se në procedurat e zgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit nuk ka pasur lëshime, është lajm që na gëzon. Kosova ka nevojë për konsolidimin sa më të shpejtë të organeve të drejtësisë, të cilat meritojnë mbështetje të madhe”, shkroi Kryeministri ne Facebook.

Ndryshe, pas vendimit të Kushtetueses, Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga mund të procedoj me dekretimin e Lumezit për kryeprokurorë.