Hoxhaj: Nga mospranimi i Kosovës në KiE përfiton vetëm Rusia dhe Serbia

E publikuar: 17/05/2024 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxhaj është shprehur se sot, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.

“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike. Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!”, ka shkruar Hoxhaj.