Dinari-Bislimi: Takimi i dështuar sepse Serbia paraqiti kushte të reja, u tërhoqën nga propozimet që i dërguan vet në Bruksel

E publikuar: 15/05/2024 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel për dinarin ka dështuar, shkaku që Serbia ka paraqitur kushte të reja.

Bislimi thotë se nga takimi i tretë nuk ka asnjë lëvizje pozitive nga ana e Serbisë.

“Që nga takimi i tretë nuk ka asnjë lëvizje pozitive nga pala serbe, por ka vetëm tërheqje. Ka pasur tërheqje dhe nga vetë propozimet dhe komentet që i kanë dërguar vetë në Bruksel.”

“Në komentet që kanë dërguar dje kanë thënë që janë dakord që të krijohet një ndërmarrje e re private në Kosovë, e cila gjatë periudhës së përkohshme do të mund të transferonte para në zarfe për ata persona që janë në moshë të shtyrë dhe nuk mund të hapin llogari bankare. Ndërsa sot ata insistonin që kjo kompania duhet të jetë kompani shtetërore serbe por e krijuar në Kosovë si një entitet privat që nuk ka kurrfarë logjike ekonomike.” – u shpreh Bislimi në konferencën për media.