Ambasadori britanik z. Ruairi O’Connell vizitojë Agjencinë kundër Korrupsionit

E publikuar: 17/04/2015 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit priti sot në një takim zyrtar ambasadorin britanik në Kosovë,   Ruairi O’Connell

Z. Preteni i urojë  mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit të tij në Kosovë , ndërkaq i shprehu mirënjohjen   për përkrahjen dhe ndihmën e  vazhdueshme që mekanizmat dhe organizatat britanike  u  kanë dhënë  institucioneve të Kosovës për fuqizimin e rendit dhe ligjit.

Po ashtu z. Preteni  e  njoftoi ambasadorin O’ Connell me punën që po bënë Agjencia hapat që janë marr  në drejtim të luftimit dhe parandalimit të  Korrupsionit, ndërkohë që përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia gjatë realizimit të misionit të saj.

Nga ana e tij Ambasadori Ruairi O’Connell,  –    tha se kjo visit e reflekton interesimin dhe përkushtimin e fuqishëm  të  qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, ndërkaq,   shprehu gatishmërinë   për bashkëpunim  me Agjencinë  për një luftë të mirëfilltë dhe efektive kundër korrupsionit në Kosovë.

Siç dihet Qeveria e britanike  përmes mekanizmave të saj në Kosovë është njëri nga donatorët kryesor që ndihmon  institucionet kosovare në ndërtimin e një sistemi të fortë ligjor.