BE nuk është përfshirë në “vizitën” e Thaçit në Beograd

17.04.2015 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BE nuk është përfshirë në “vizitën” e Thaçit në Beograd

Bashkimi Evropian nuk është përfshirë në çështjen e vizitës eventuale të ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në Beograd, por deklaron se çështjet e tilla do të duhej rregulluar sipas marrëveshjes të cilën palët e kishin arritur kohë më parë.

“Gjatë dialogut për normalizimin e raporteve, është rënë dakord për procedurën e vizitave të ndërjsjella të zyrtarëve të Serbisë dhe Kosovës, e cila parasheh që çdo gjë të rregullohet përmes zyrtarëve ndërlidhës”, ka thënëMaja Kocijançić, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duke shtuar se “BE-ja pret që kjo procedurë të respektohet edhe në këtë rast”.

Zyrtarët në Bruksel, pohojnë se Bashkimi Evropian nuk është i përfshirë më në rregullimin e vizitave të tilla, por këtë tash palët e bëjnë vet dhe kështu ishte edhe në rastin e qëndrimeve të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, burimet e BE-së në Bruksel thonë se “nuk kanë hollësi rreth ftesës për vizitën e Thaçit në Beograd dhe gatishmërisë së tij për pjesëmarrje”.

Në pyetjet se a i mbështetë vizitat e tilla BE-ja, është deklaruar se “BE-ja mirëpret secilin hap i cili do të mund të ndihmonte procesin e pajtimit dhe të bashkëpunimit në rajon”.

Zyrtarët e BE-së, nuk kanë dashur të komentojnë pohimet që kanë ardhur nga shefi i Policisë së Serbisë, se ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, do të arrestohet nëse vjen në Beograd.

Ndërkohë në Bashkimin Evropian, po përgatiten për një takim të nivelit më të lartë javën që vjen, i cili do t’i kushtohet projekteve madhore në infrastrukturën e transportit dhe energjisë në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Në këtë takim, do të marrin pjesë gjashtë kryeministrat nga ky rajon.

Menjëherë pas këtij takimi, më 21 prill, në Bruksel pritet të zhvillohet edhe një raund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ky do të jetë takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, prej kohës kur kanë ardhur në krye të qeverive përkatëse.

Në Bruksel, shpresojnë se “ky takim do të shërbejë për të ndihmuar progresin në implemtimin e marrëveshjeve të arritura deri me tash në dialog, që do t’i ndihmonte edhe Serbisë edhe Kosovës për të shënuar hapa të ri në procesin e përafrimit me BE-në.

Serbia në këtë moment është duke pritur hapjen e kapitullit të parë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, por si kusht e ka përparimin e raporteve me Kosovësraporton rel.

Në anën tjetër, edhe Kosova është në pritje të vendimit të Këshillit të BE-së për të nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, për të cilën negociatat kishin përfunduar para një viti.

Në Bashkimin Evropian, thonë se “të dyja palët duhet të dëshmojnë përkushtimin për normalizimin e raporteve, sepse ky është një parakusht për përparimin e tyre në rrugën evropiane”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës