Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një konferencë për media ka thënë se Fronti Evropian është fitues i zgjedhjeve.
Ahmeti tha se koalicioni i tyre do t’i ketë rreth 19 deputetë derisa shtoi se kanë rreth 30 mijë vota më shumë se VLEN-i.
Ai u shpreh se Fronti Evropian është forca e dytë në Maqedoninë e Veriut.
“Ne jemi fitimtar dhe krenar. Të gjithë këta aktivistë na kanë bërë krenarë, sepse jemi forca e dytë politike Fronti Evropian në shtet. Me një dallim me oponentin dhe oponent kryesor kemi pasur VMRO, sepse ka VMRO e ka ndihmu shumë VLEN- in, por dallimi mbi 30 mijë vota të Frontit Evropian dhe VLEN. Do të thotë që qytetarët shqiptarët, turqit boshnajkët dhe romët të cilët kanë vepruar në kuadër të Fronit janë për anëtarësim të pakompromis të vendit në BE. Si alternativë e vetme jo vetëm për qytetarët e votuesit e Frontit por për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ne si Front nga ky cikël dalim me 19 mandate sipas përllogaritjeve që i kanë bërë ekipet, ka mundësi që të lëvizet dhe nga mandatio i 20 por deri tani të betonuar janë 19 mandate. Dhe ata të cilët kanë votuar oponentët ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që nuk kanë votuar për ne. Sepse ky është rregull I demokracisë, ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim dhe legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët, shumica e shqiptarëve dhe komunieteve, për antarësim të oplotë në BE.” – ka thënë Ahmeti