44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill, në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, ka ndërruar jetë sot.
Augustin Kaza, ishte ulur në tarracën e një kafeneje, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, sipas De Standaard.
Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes.