Ngjarje që po përsëriten shpësh në greqi, me të njëjtën kosto dhe të njëjtin skenar. Të veshur me të zeza dhe të vetëquajtur anarkistë, një grup personash i kanë vënë flakën Athinës. Dhunë dhe vandalizëm.
Ata u përleshën me forcat e policisë, duke i qëlluar këta të fundit me bomba molotov, gurë dhe sende të ndryshme. Forcat e rendit u përgjigjën ndërkohë me gaz lotjellës dhe shkopinj gome.
Kjo është protesta e pestë e dhunshme që zhvillojnë anarkistët që pas ardhjes në pushtet të partisë siriza dhe kreut të saj Aleksis Tsipras.
Teksa qeveria e Tsipras përballet me kritika të ashpra për mungesë të rendit, anarkistët bëjnë thirrje për mbylljen e disa burgjeve të sigurisë së lartë, premtim të cilin e bëri qeveria e majtë para se të vinte në pushtet.
Përleshjet mes protestuesve dhe policisë erdhën teksa në parlamentin grek po debatohej pikërisht kjo çështje.