Vrasje në Luboten të Shkupit

E publikuar: 17/04/2015 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka humbur jetën në një incident të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Luboten të Shkupit.

Bëhet fjalë për Xhemail Muratin, i cili u vra me pushkë automatike në qendër të fshatit.

Policia ka theksuar se dorasi është në arrati dhe se kanë nisur kërkimet për arrestimin e tij. I ndjeri mbrëmë rreth orës 22.15 është dërguar në Klinikën e Shkupit, por nuk ka pasur shenja jete.

MPB sot pritet të jap detaje lidhur me këtë vrasje që ka tronditur banorët e këtij vendbanimi. (INA)