Një person është therur me thikë këtë pasdite në fshatin Orllan të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet tha se ai është dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti theksoi se tre persona po intervistohen në stacion policor, të cilët sipas saj, dyshohen të jenë të përfshirë në këtë rast.
“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.”