Më shumë se tre vjet pas vdekjes së tij, rrethanat e vdekjes ende nuk janë përcaktuar qartë.
Diego Maradona vdiq nga një atak në zemër, siç njoftoi zëdhënësi i spitalit të mërkurën, 25 nëntor 2020.
Shkaqet e sakta të vdekjes së tij mbeten të paqarta. Tetë profesionistë shëndetësorë u paditën, të akuzuar se e lanë “El Pibe de Oro” në gjendje kritike për orë të tëra, pasi shëndeti i tij u përkeqësua.
Gjyqi i tyre do të nisë më 4 qershor dhe për të vërtetuar pafajësinë e tyre është bërë një kundëranalizë.
Sipas The Sun , kjo analizë thekson se “gëlltitja e një substance toksike” mund të jetë shkaku i vdekjes së tij.
Prandaj sulmi në zemër i Diego Maradonës mund të ketë një origjinë natyrore ose të jetë për shkak të një të ashtuquajturi faktor “të jashtëm”, siç është kokaina.
Më shumë se 200 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin e Buenos Aires, i cili pritet të zgjasë disa muaj.