CNN: 10 sëmundjet që kurohen me kanabis

17.04.2015 02:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

CNN ka publikuar ditën e sotme rezultatet e disa studimeve të Departamentit Kërkimor të Shëndetësisë në SHBA, lidhur me efektet e kanabisit mjekësor në trajtimin e disa sëmundjeve.

Studimet janë bërë nga një grup mjekësh i specializuar në disa fusha të ndryshme. Më poshtë janë 10 sëmundjet që mund të kurohen me efektivitet nga medikamentet me bazë kanabisi.

HIV/AIDS

Në një studim ku u përfshin 10 persona që mbartin HIV-in u vu re se ata që tymosnin marijuanë ushqeheshin rregullisht, flinin mirë dhe nuk kishin dobësi. Një tjetër studim me 50 vetë tregoi se pacientët që konsumin kanabis kishin më pak dhimbje neuropatike.

Alzheimer

Kanabisi mjekësor dhe disa derivatë të tij janë përdorur me sukses te pacientët me sindromën Alzheimer. Këta të fundit, kanë mundur që të shtojnë peshë gjatë konsumit të kanabisit. Konsumi i kanabisit te këta persona ndikonte në uljen e nivelit të depozitimit të proteinave në tru. Shkencëtarët mendojnë se janë pikërisht depozitimet e shumta të proteinave në tru që e shkaktojnë këtë sindromë.

Artriti
Një studim me 58 paciantë që trajtoheshin me kanabis mjekësor, doli në përfundimin se këta pacientë kishin më pakë dhimbje artriti në kyçe dhe mund të flinin edhe gjumë. Një tjetër studim tregon se kanabisi mjekësor lufton dhimbjet inflamatore.

Astma

Edhe te ata që vuajnë nga astma kanabisi mjekësor ndihmoi që të përmirësoheshin. Nga ky studim doli se një pjesë e mirë e paciantëve mund të merrte frymë lirisht pas konsumit të kanabisit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pjesën tjetër, por që shpeshherë shfaqte edhe komplikacione, si dhimbje gjoksi dhe fyti.

Kanceri

Studimet mbi kafshët kanë treguar se ekstrakte të kanabisit luftojnë qelizat kancerogjene. Një tjetër studim tregon se kanabisi mjekësor ndalon zhvillimin e tyre. THC-ja, ingredienti psikoaktiv që gjendet te kanabisi, përmirësonte rigjenerimin e qelizave të humbura. Kanabisi, gjithashtu ndihmon që pacientët të kenë oreks pas kimioterapisë.

Dhimbjet kronike

Disa studime mbi kafshët dhe njerëzit kanë treguar se kanabinoidët reduktojnë dhimbjet kronike. Gjithmonë njerëzit e kanë përdorur kanabisin më herët, që në vitet 1800, për qetësimin e dhimbjeve. Ndërkohë që shumë medikamente që derivojnë nga kanabisi, si Savitex, po përdoren për kurimin e sklerozës multiple.

Sëmundjet e zorrëve

Në një studim pilot me 13 pacientë është provuar se kanabisi ndihmon paciantët e sëmurë me infeksione të zorrëve si edhe ata që vuajnë nga koliti. Kanabisi parandalon diarrenë dhe kjo ndihmon që pacientët të bëjnë një jetë më të mirë.

Epilepsia

Kanabisi mjekësor ndihmon në reduktimin deri me 50 % të krizave të epilepsisë. Kjo tashmë është e provuar botërisht dhe në SHBA, pacientët që vuajnë nga epilepsia trajtohen me vaj kanabisi. Rezultatet kanë qenë të shkëlqyera deri më tani në të paktën 213 fëmijë.

Glaukoma

Glaukoma është një prej sëmundjeve që çon drejt verbërisë totale. Shkencëtarët po shohin se THC-ja ka një ndikim mjaft pozitiv në nervin optik, duke ulur presionin e syrit. Por problemi është se THC-ja ul edhe presionin e gjakut, çka mund të jetë i dëmshëm. Prandaj, nëse kanabisi përdoret me doza të kontrolluara, ai çon në shërimin e glaukomës.

Skleroza multiple

Përdorimi i kanabisit ndihmon së tepërmi në parandalimin e spazmave të muskujve, dhimbjes, dridhjeve apo ngërçeve. Kanabisi, në këtë mënyrë i liron të gjitha nervat dhe kanalet e gjakut që mund të shkaktojnë bllokime në tru, që sjellin më pas sklerozë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj

Detaje tronditëse nga vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

Detaje tronditëse nga vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

Palatova në takim me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik, ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

Palatova në takim me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik, ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda

‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda

Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit

Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit

Të shtunën mbahet Provimi i Maturës, afro 5 mijë kandidatë të aprovuar

Të shtunën mbahet Provimi i Maturës, afro 5 mijë kandidatë të aprovuar

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

KGjK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

KGjK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

Maliqi: Raportohet se SHBA ka njohuri që Rusia planifikon të sulmojë një vend të NATO’s, ndërkohë Kosova s’ka institucione

Maliqi: Raportohet se SHBA ka njohuri që Rusia planifikon të sulmojë një vend të NATO’s, ndërkohë Kosova s’ka institucione

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative