Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, merr pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

E publikuar: 26/04/2024 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin III.

Jashari edhe një herë shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus. Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus.