Thaçi në konferencën globale CyberSpace 2015 në Holandë

16.04.2015 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi në konferencën globale CyberSpace 2015 në Holandë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Holandë ku po merr pjesë në Konferencën e katërt Globale për Sajber Hapësirën.
Thaçi është në mesin e mbi 40 ministrave dhe sekretarëve shtetërorë nga të gjitha kontinentet, duke përfshirë edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, që po marrin pjesë në konferencën dyditore në Hagë. Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë edhe përfaqësues të organizmave kryesorë ndërkombëtarë duke përfshirë z. Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, znj. Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, z. Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë dhe drejtues i Komisionit Global për qeverisje të internetit, zyrtarë të lartë të NATO, UNESCO, EUROPOL, dhe INTERPOL, njofton kumtesa nga MPJ.
Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe përfaqësues të OJQ-ve të njohura botërore, ekspertë të universiteteve prestigjioze globale dhe anëtarë të bordeve të kompanive kryesore të teknologjisë informative si Facebook, Microsoft, ICANN, Cisco.
Konferenca është hapur nga kryeministri holandez, z. Mark Rutte. Synimi i kësaj konference është nxitja e bashkëpunimit praktik mes shteteve, biznesmenëve, institucioneve shkencore për harmonizimin e standardeve dhe normave ndërkombëtare të qasjes së përgjegjshme në sajber hapësirë.
Zëvendëskryeministri Thaçi po merr pjesë sonte në një darkë të përbashkët me ministrat, sekretarët shtetërore të vendeve të tjera pjesëmarrëse dhe mysafirët e tjerë të konferencës.
Nëser, z. Thaçi do të ketë një takim bilateral me homologun e tij holandez, z. Bert Koenders, me të cilin do të bisedojë për thellimin e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe shtetit holandez, e veçanërisht në rrafshin ekonomik.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos