Haraqija: Mustafa nuk ka guxim të marrë asnjë vendim pa Thaçin!

E publikuar: 16/04/2015 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AntiPodNë emisionin AntiPod në First Channel, Astrit Haraqija ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk ka guxim të marrë asnjë vendim pa Hashim Thaçin.

Haraqija ka thënë se kjo u dëshmua me zgjedhjen e drejtorit të Postës.

“Mustafa nuk pati guximin ta shkarkojë, por qau në facebook. Ai nuk ka guxim. Ai aq guxim duhet të ketë, që t’i thotë edhe Hashim Thaçit: boll deri këtu. Por ai nuk e kishte këtë guxim. Këtë e tregoi me drejtorin e postës”, tha Haraqija.
AntiPod
Ai gjithashtu ka kritikuar edhe ministrin e Financave, Avdullah Hotin , duke thënë se deri më tani asnjë vendim të mirë nuk e ka marrë.

“Falja e borxheve është një dështim dhe e padrejtë. Si do t’i kompensojnë bizneset dhe qytetarët qe e kanë paguar rrymën gjatë gjithë kohës”, pyeti ai.

Haraqija ka vazhduar të bëjë pyetje se kush e din se ku janë paratë e privatizimit, pos Bedri Hamzës dhe ish guvernatorit?. Pastaj paratë e trustit. 400 milionë euro në bankat komerciale?

“Ku janë gjitha këto para, me çfarë kamata ato para sot po rrinë në iks bankën. Kur kam qenë ministër kam pyetur, por UNMIK-u më thoshte se është TOP SECRET,nuk mundësh ti me ditë”, tha Haraqija.

Ai tha se “Hashim Thaçi ia ka lënë pataten e nxehtë në dorë Isa Mustafës”.

Në debatin First Channel për qeverisjen e deritashme të Isa Mustafës, morën pjesë edhe Selatin Novosella, Fadil Lepaja dhe Faruk Nura.