Thaçi (s’)mund të arrestohet nëse shkon në Beograd

16.04.2015 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi (s’)mund të arrestohet nëse shkon në Beograd

Ministri i punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë disa paralajmërime se mund të arrestohet në Serbi nëse vendos që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së një organizate joqeveritare për pjesëmarrje në një konferencë rajonale në Beograd më 24 prill.

Këtë e ka konfirmuar vetë Vladimir Vukçeviq, Prokuror për Krime të Luftës në Serbi. Sipas tij, “urdhër-arresti për Hashim Thaçin është në fuqi në Serbi”, kështu që nëse Thaçi vendos të shkojë në Beograd, mund të arrestohet.

Por, koordinatorja e projektit RECOM (Koalicioni për Komisionin rajonal për vërtetimin e fakteve për viktimat e luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë),Natasha Kandiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pozicioni i Hashim Thaçit i tejkalon autorizimet e cilitdo organ në Serbi, pasi që për fatin e tij mund të vendosin vetëm organet evropiane.

“Të gjithë e dimë që ai, Thaçi është bashkëbisedues në dialog dhe përfaqëson Kosovën dhe mendoj se deklaratat e prokurorit për krimet e luftës në Serbi nuk janë të mirëseardhura”, është shprehur Kandiq.

Sipas saj, në Kosovë është duke u themeluar Gjykata Speciale për krimet e luftës dhe në bazë të hetimeve të prokurorit amerikan Clint Williamson do të dihet më pas se cilët janë ata persona që mund të arrestohen dhe dërgohen në gjykatë.

“Se kush do të jetë i akuzuar, kjo i tejkalon autorizimet e organeve të Serbisë. Kjo kompetencë do të jetë në përgjegjësinë e kësaj gjykate evropiane”, ka deklaruar Kandiq.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi është ftuar në Beograd për të marrë pjesë në Konferencën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian me moton: Së bashku mund të bëjmë edhe më mirë”, të cilën e organizon “Komiteti i Edukimit të të Rinjve”.

Fletë-arresti ndaj Thaçit, daton që nga koha e Sllobodan Millosheviqit, për shkak të pjesëmarrjes së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por, pas luftës, ky fletë-arrest, i lëshuar aso kohe edhe përmes Interpolit, është shfuqizuar për vendet tjera, përderisa në Serbi, prokurori serb ka bërë me dije se mbetet ende ne fuqi.

Juristi Bogolub Millosavleviq, profesor në Universitetin Union në Beograd, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se formalisht prokurori Vukçeviq ka të drejtë, por a do të zbatohet ky urdhër- arrest është diçka tjetër.

“Pasi që bëhet fjalë për vepra që ndërlidhen me krimet e luftës, arrestimi mund të ndodhë pavarësisht se kanë kaluar shumë vjet, pasi që këto vepra nuk vjetërsohen”, ka thënë Millosavleviq.

Por, sipas tij, tani kur është në proces formimi i Gjykatës Speciale në Kosovë, mund të ndodhë që të gjitha rastet e dyshuara të transferohen në kompetencë të kësaj Gjykate, e cila do të drejtohet nga ndërkombëtarët.

Me gjithë paralajmërimet e autoriteteve serbe, ftesës së Organizatës Joqeveritare, “Komiteti i Edukimit të të Rinjve”, zëvendëskryeministri Thaçi i është përgjigjur në parim pozitivisht.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ministria i është përgjigjur pozitivisht ftesës, sepse “këto vizita e ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Ai, megjithatë, ka thënë se kjo është përgjigjja paraprake.

“Nëse do të ketë vizitë, nuk varet nga Kosova, por gatishmëria në Beograd”,ka thënë Selimi.

Megjithatë, ishte vetë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ai i cili i kishte dërguar një mesazh homologut të tij nga Kosova, Hashim Thaçit se nuk ka çfarë kërkon në këtë konferencë, duke i bërë me dije atij, se as ai vetë nuk do të jetë pjesëmarrës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë