Gjykata Speciale shton tensionet në Kuvend

16.04.2015 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata Speciale shton tensionet në Kuvend

Çështja e themelimit të Gjykatës Speciale për Kime Lufte, vazhdon të shkaktojë debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet partive në pushtet dhe atyre të opozitës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, në seancën e së enjtes së Kuvendit tha se letërkëmbimet që kanë ndodhur ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Brukselit sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale për Kime Lufte, është i aprovuar në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi tha se edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk duhet të kuptohet si një dështim apo dënim për vendin.

“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ju ftoj që ta vlerësoni e në të njëjtën kohë nuk duhet të trajtohet ashtu siç pretendohet, për t’u prezantuar në opinion si dështim apo ndëshkim për Kosovën. Por, mendoj se bashkë duhet ta shndërrojmë ketë proces në një përparësi dhe ecje përpara për Kosovën, për konsolidimin e shtetit, por edhe thellim të partneritetit me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”, tha Thaçi .

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, një ditë ma parë ka shpallur të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në lidhje me amandamentet kushtetuese të propozuara nga Qeveria e Kosovës, për themelimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës.

Deputeti Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës është duke vepruar turpshëm duke sjellë Gjykatën Speciale për Krime të Luftës, dhe po mundohet, siç tha ai, “ta minimizojë turpin duke thënë se do ta padisin Serbinë për krime lufte”.

“Në ditën kur është bë publike se kemi hequr dorë nga sovraniteti i vendit, duke sjellë Gjykatën Speciale u munduat ta neutralizoni me rezolutën kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Kjo ishte shumë vonë dhe shumë pak”, tha Lekaj.

Kurse, Zafir Berisha në emër të partisë politike Nisma për Kosovën, duke komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese tha se kupola e së keqes në Kosovë është ajo gjykatë.

Ai tha se si pasoj e politizimit dhe dështimit të sistemit të drejtësisë po formohet Gjykata Speciale për Kime Lufte.

“Ky segment (drejtësia) duke dështuar me qëllim, të iniciuara nga njësitë para-politike kanë sjellë si rezultat edhe themelimin e Gjykatën Speciale dhe kjo me gjasë është e koordinuar mirë për ta gjykuara luftën e drejt të UÇK-së”, u shpreh Berisha.

Pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese, tani pritet që Kuvendi i Kosovës t’i nisë procedurat për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, me anë të një votimi të dyfishtë për themelimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës.

Nëse këto amandamente kalojnë, atëherë pritet që të miratohet edhe ligji për themelimin e Dhomave të Veçanta të prokurorisë dhe gjykatave, të cilat do të udhëhiqen nga ndërkombëtarët dhe do të trajtojnë raste të supozuara të krimeve të luftës, në bazë të një hetimi të prokurorit amerikan Clint Walliamson.

Hetimet e prokurorit Ëilliamson, mbështeten në raportin e zviceranit Dick Marty, të prezantuar në Këshillin e Evropës mbi pretendimet e tij për “trafikim organesh të serbëve nga disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, transmeton rel.

Themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte, mbështetet nga partitë e koalicionit qeverisës, por jo edhe nga opozita.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes