“Rrugë me dy drejtime”, thotë Lajçak për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE

E publikuar: 13/04/2024 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë në Forumin e Delfit në Greqi.

Ai aty ka folur për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e vendeve të kësaj pjese drejt Bashkimit Evropian.

“Në ditën e dytë në Forumin e Delfit, ku fola për ‘Pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Nga ngurrimi politik te urgjenca strategjike’.” – ka shkruar ai.

“Theksova se është një rrugë dydrejtimëshe. Nëse vizioni për një të ardhme evropian është kredibil, të gjithë kandidatët do të jenë më të motivuar për ta bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas”.