“Mjaft më”, vrasja e 21 vjeçares, reagon presidentja
INSAJDERI
12 April 2024 – 21:29
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.
Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i plagosur është 15 vjeçar.
I dyshuari është ish burri i viktimës një 36 vjeçar i cili ka arritur të arrestohet pak minuta pas ngjarjes.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kësaj duke e cilësuar rastin si femicid.
“Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm.” – tha ajo.
Osmani kërkoi dënim maksimal për vrasësin, e që është ish-bashkëshorti i viktimës.
“Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë.” – shkroi Osmani.