FIA dhe Formula 1 shpallën këtë të premte kalendarin për vitin 2025, moment kur Lewis Hamilton do të debutojë te Ferrari.
Dhe nëse gjithçka shkon siç pritej, gara e parë e britanikut për skuderinë italiane do të jetë në Australi, në fundjavë, më 14 deri më 16 mars. Aty do të nisë sezoni 2025, i cili do të ketë 24 gara.
Fakti që Ramazani i vitit të ardhshëm do të jetë në mars, bëri që gara e Bahreinit dhe ajo e Arabisë Saudite të zhvendosen në kalendar, për t’u zhvilluar në prill.
Botërori përfundon më pas në Abu Dhabi, në fundjavën e 5 deri më 7 dhjetor, që do të jetë java e tretë radhazi me Grand Prix në SHBA (20 deri në 22 nëntor) dhe Katar (28 deri në 30 nëntor)./tch/