Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se propozimi për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta serbe është mbështetur nga Parlamenti Evropian, si dhe nga Komiteti për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian.
Ai këtë e ka quajtur lajm të mirë për serbët e Kosovës.
Më tutje, ai ka thëë se është hap i madh që i gjithë Ballkani Perëndimor të udhëtojë pa viza.
“Lajm i mirë për serbët e Kosovës! Propozimi ynë për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës u mbështet nga Parlamenti Europarl, komiteti LIBE. Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit pa viza për të gjithë #Ballkanin Perëndimor kur udhëtoni në BE.” – ka shkruar ai në “X”.
Good news for Kosovo Serbs!
Our proposal to allow visa-free travel for Kosovo Serb passport holders was supported by the @Europarl_EN @EP_Justice LIBE committee.
It is a major step towards achieving visa -free regime for the whole #WesternBalkans when travelling to the #EU.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 9, 2024